Shkup, arrestohen dy persona për tregti me armë dhe lëndë narkotike

Shkupi

Shkup, arrestohen dy persona për tregti me armë dhe lëndë narkotike

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Ilustrim

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër Zh.Gj. (62) dhe djalit të tij G.Gj. (27) të dyshuar për “prodhim, posedim dhe tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve eksplozive” dhe “prodhim dhe lëshim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshme sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më 22 nëntor të këtij viti, në bazë të një urdhri të gjykatës, zyrtarët e policisë kanë kryer kontroll në dy lokacione.

Pas kontrollit të parë në fshatin Kuçkovo në pushimoren e Zh.Gj. është zbuluar dhe dhe konfiskuar në qese marihuanë, një pistoletë, plumba të kalibrit të ndryshëm, një bomba dore. Gjatë kontrollit të dytë të kryer në rrugën “Milan Zeçar” në Shkup, ku banon G.GJ, i biri i Zh.G., është konfiskuar marihuanë prej 29.000 denarë, njoftojnë nga Ministria së Punëve të Brendshme.

Pas kontrollit të dy personat janë arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat