Tetë persona të lënduar në 11 aksidente në Shkup

Shkupi

Tetë persona të lënduar në 11 aksidente në Shkup

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Tetë persona kanë marrë lëndime trupore në 11 aksidente trafiku që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas SPB Shkup, 56 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 10 shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 

Policia rrugore ka dhënë 76 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me makinën speciale “karrotreci” janë larguar 76 makina.

Nga SPB thonë se janë dënuar edhe 3 shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat