Në Shkup promovohet platforma digjitale për punësimin e të rinjve

Shkupi

Në Shkup promovohet platforma digjitale për punësimin e të rinjve

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Në Shkup promovohet platforma digjitale për punësimin e të rinjve

“Pivara Shkup” ka krijuar platformë të re digjitale, e cila do t’ju mundësojë të rinjve të papunë, sidomos atyre që jetojnë jashtë Shkupit, në mënyrë elektronike ta kalojnë pa pagesë trajnimin e programit “Aftësi për sukses” dhe në këtë mënyrë të fitojnë njohur dhe aftësi që do t’ju mundësojnë më lehtë t’i tejkalojnë pengesat gjatë punësimit ose fillimit të biznesit.

Në dy vitet e para nga realizimi i këtij programi, i cili deri tani është mbajtur në hapësirat e Qendrës edukative “Pivara Shkup”, trajnimin e kanë kaluar rreth 1200 të rinj, prej të cilëve 71 për qind të gjinisë femërore.

Me mundësitë që ofron platforma digjitale, pritet që numri i planifikuar prej 5 mijë të arrihet shpejtë, që deri në fund të vitit 2020 të mund të dyfishohet ky numër.

Drejtori i “Pivara Shkup” Vlladimir Kosijer, tha se janë të kënaqur nga rezultatet e deritanishme i realizimit të programit “Aftësi për sukses”. Sipas tij, rezultatet tregojnë se 36 për qind e të rinjve që e kanë kaluar këtë trajnim kanë arritur të punësohen.

Realizimi i këtij programi zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Punësim, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, tha se gjitha parametrat ekonomik dhe parashikimet relevante tregojnë se këtë vit do të ketë ulje të ndjeshme të papunësisë.

“Realizimi i trajnimeve të këtilla, të cilat mundësojnë mësim, janë në pajtim me strategjinë dhe masat e qeverisë për uljen e papunësisë, sidomos tek të rinjtë. Rezultatet e deritanishme që janë arritur me këtë program janë mjaft të rëndësishme dhe meritojnë respekt dhe mbështetje nga të gjithë”, tha Carovska.

Ndërsa Zoran Kostovski nga kompania për edukim afarist “Motiva” tha se trajnimi përmes platformës digjitale do të jetë i gatshëm edhe për një numër më të madh të personave të rinj.

Ndryshe, programi “Aftësi për sukses” është një nga segmentet e aktiviteteve të Qendrës edukative “Pivara Shkup”, e cila funksionon që nga viti 1997. Kjo qendër është anëtare e e Këshillit Evropian për Edukim Afarist me seli në Gjenevë të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat