Shkupi mbrëmë ka qenë qyteti i shtatë më i ndoturi në botë

Shkupi

Shkupi mbrëmë ka qenë qyteti i shtatë më i ndoturi në botë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:16
Ajri i ndotur

Shkupi mbrëmë ka qenë në vendin e shtatë të listës për qytetet më të ndotura në botë, sipas aplikacionit global “Air Visual”.

Nga qytetet e Ballkanit mbrëmë më e ndotura ka qenë Prishtina, e cila është radhitur në vendin e tretë, ndërsa pas Shkupit është Sarajeva.

Kurse në vendin e parë mbrëmë ka qenë qyteti i Pekinit, i ndjekur nga Lahore në Pakistan.

Më herët mediumet ballkanike njoftuan se Sarajeva ka qenë qyteti më i ndotur në botë, sipas të dhënave nga Ambasada Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat