Shtatë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Shkupi

Shtatë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore në një nga shtatë aksidentet që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Shkup. Në pesë aksidente lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion, 

“28 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer është ndalur në mënyrë të parregullt, dy shoferë kanë bërë tejkalim të parregullt dhe tre nuk kanë pasur pajisjet e duhura dimërore”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë, të cilët kanë qenë pa leje drejtimi dhe katër makina të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat