Gjashtë aksidente në Shkup gjatë ditës së djeshme

Shkupi

Gjashtë aksidente në Shkup gjatë ditës së djeshme

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
Foto

Në një nga gjashtë aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në Shkup një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Në një aksident ka pasur lëndime më të lehta për një për një person, ndërsa në katër aksidentet tjera është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje 19 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, pesë kanë kaluar në të kuqe, katër shoferë në mënyrë jo të rregullt kanë tejkaluar, dhe tre shoferë nuk i kanë pasur pajisjet dimërore,

Nga komunikacioni janë shkëputur nëntë vozitës, nga ku dy shoferë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, gjashtë kanë vozitur para se ta fitojnë të drejtën për vozitje dhe një fillimtar. Nga komunikacioni është tërhequr edhe një automjet i paregjistruar.

Janë bllokuar 55 automjete për parking jo të rregullt, dhe me ndihmën e automjetit “merimanga” janë bllokuar 66 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat