Shkup, një person me lëndime të rënda trupore nga shtatë aksidente

Shkupi

Shkup, një person me lëndime të rënda trupore nga shtatë aksidente

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe një person lëndime të lehta në shtatë aksidentet që kanë ndodhur 24 orët e fundit në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 43 shoferë që kanë drejtuar makinën më shpejtë nga ajo e lejuar, dy nën ndikimin e alkoolit, 11 para se të fitojnë të drejtën për të vozitur dhe një fillimtar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe nëntë automjete që ju ka skaduar pa regjistrim.

Janë gjobitur 24 shoferë për parkim jo të rregullt, tetë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, një shofer që nuk ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre vozitës nuk kanë pasur pajisje dimërore në automjet, 12 nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë dhe 23 më shfrytëzimin e telefonit mobil derisa kanë drejtuar makinën.

Janë shqiptuar 92 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa automjet i posaçëm “merimanga” ka bllokuar 66 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat