2.237 vjedhje për nëntë muaj në Shkup, më së shumti vidhet në autobusë të martën dhe të premten

Shkupi

2.237 vjedhje për nëntë muaj në Shkup, më së shumti vidhet në autobusë të martën dhe të premten

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:46
Ilustrim

Para dhe telefona vidhen nga çantat e udhëtarëve në autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Por, më shumë denoncime në stacionet policore në Shkup ka të martën dhe të premten, kur për shkak autobusëve pa pagesë për pensionerët, ata janë të stërmbushur.  Vjedhësit e shfrytëzojnë turmën dhe duke mos u vërejtur vjedhin nga çantat e udhëtarëve gjëra të ndryshme.

“Ja sot është e premte, nuk është çudi nëse kanë vjedhur. Vitet e kaluara çdo të premte dhe të marte kanë vjedhur, kur janë autobusët pa pagesë, ata e shfrytëzojnë turmën”, thanë për Sdk nga stacioni policorë Karposh të premten e kaluar kur shkuan të denoncojnë vjedhje në autobusin në linjën 22.

Polici që e bënte procesverbalin tregoi se nga ora 12 deri në orën 14 bëhet numri më i madh i denoncimeve.

“Ka pasur raste kur ua kanë prerë çantat dhe ua kanë vjedhur kuletën dhe telefonin. Pa problem i hapin patentët e çantave. I marrin vetëm paratë, ndërsa kuletat i hedhin në korpën më të afërt, menjëherë pasi zbresin nga autobusët. Qytetarët ose njerëzit e ‘Higjienës Komunale’ që i mbledhin mbeturinat, i sjellin kuletat në stacionet policore”, tha polici.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk e dinë se sa vjedhje në autobusë janë denoncuar deri tani për shkak se Kodi Penal nuk kishte  rregulluar vepër penale vjedhje të vogël, por vetëm vjedhje.

“Nga janari deri në tetor të këtij viti janë regjistruar 2.237 vjedhje. Vitin e kaluar ky numër ka qenë 2.206”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat