Gjashtë aksidente në Shkup, tre persona të lënduar

Shkupi

Gjashtë aksidente në Shkup, tre persona të lënduar

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy nga gjashtë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër është konstatuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacioni ka zbuluar dhe dënuar 63 vozitës që kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuar, një vozitës ka kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy vozitës për tejkalim jo të rregullt, shtatë vozitës nuk kanë poseduar pajisje dimërore në automjete, shtatë vozitës nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë dhe 33 vozitës kanë drejtuar automjetin me telefon në dorë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë vozitës, nga ku një ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe tetë vozitës para se të kenë të drejtën për të drejtuar automjetin, si dhe 11 automjete të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat