Unikkatili do të mbajë koncertin e fundit në Kosovë

Showbiz

Unikkatili do të mbajë koncertin e fundit në Kosovë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 11:32
Unikkatil

Reperi i njohur, Unikkatili, është i pëlqyera nga gjenerata të shumta që e preferojnë muzikën hip-hop.

Ai është aktiv duke sjell vazhdimisht këngë, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Unikkatili do të rikthehet sërish në Kosovë brenda pak muajve, për të mbajtur siç është thënë koncertin e tij të fundit në trojet shqiptare.

Mitrovica do të jetë qyteti nikoqir i këtij koncerti, gjersa data e rezervuar është 27 korrik 2019.

Ky koncert mendohet se do të shënojë fundin e karrierës së rap-artistit sa i përket koncerteve.

Kujtojmë që vitin e kaluar, i njëjti mbajti një koncert gjigant në Durrës ku nuk mungoi prezenca e mijëra adhuruesve të muzikës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat