Bashkëshortja e Lorik Canës publikon foton e parë me vajzën e porsalindur

Showbiz

Bashkëshortja e Lorik Canës publikon foton e parë me vajzën e porsalindur

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:09
Lorik Cana me bashkëshorten

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë. Monika solli në jetë një vajzë dhe i vendosën asaj emrin Enkelejda, një emër të cilin Loriku e kishte menduar prej kohësh. 

Image
Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çifti janë kujdesur mos të mos e shfaqin në publik. Mirëpo sot Monika ka publikuar foton e parë me vajzën, dorën e vogël të së cilës e mban në gjoks.

Kujtojmë që Loriku dhe Monika janë prindër edhe të një djali me emrin Bojken.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat