"Më thanë mos dil në skenë", këngëtari i njohur tregon prapaskenat e Festivalit të RTSH

Showbiz

"Më thanë mos dil në skenë", këngëtari i njohur tregon prapaskenat e Festivalit të RTSH

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Ilustrim

I ftuar në emisionin ”Vizioni i Pasdites”, këngëtari Çlirim Denaj gjatë intervistës tregoi se pallto që veshi në Festivalin e Këngës së vitit 1994, ku ai performoi “Pirati i Zemrave”, solli shumë polemika për kohën.

“Para se të dilja në skenë, isha veshur thjesht dhe thashë po dal. Mirëpo, nuk e di pse më hyri një frymëzim dhe pashë një pallto atje, të madhe me një shall. Dhe në moment, 5 minuta përpara thashë ‘ore pse mos ta marr atë pallton, ta vesh unë’, e mora, e vesha!

Në asnjë mënyrë më tha inspektori i skenës. Ai po mbante shënim emrin dhe unë dola. Dhe salla… Nuk ishin mësuar me pallto. Kur më pyetën pse me pallto, u thashë: ‘Unë dola me pallto, u vesha. Sepse këtu kanë filluar të zhvishen të tjerët”, tregoi Denaj.

Këngëtari u shpreh se nuk ka më interes të marrë pjesë në festivale pasi sipas tij fituesi dihet.

“Flasim drejtë, a shkon tani që të paraqitem unë me ato kalamajt atje? Për çfarë duhet të dal unë? Ka njerëz aty që vënë krevatin të Radio Tirana, o do marrin pjesë o s’ka! Ti e merr vesh se kush do të dalë i pari pa u bërë festivali.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat