Chiara Ferragni tregon si mësoi shqipen për ta uruar Dua Lipën

Showbiz

Chiara Ferragni tregon si mësoi shqipen për ta uruar Dua Lipën

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 10:05
chiara Ferragni

Modelja italiane kishte uruar ditëlindjen e Dua Lipës në gjuhën shqip.

“Edhe 100 vjeçe zemër”, shkruante Chiara, duke shtuar në një koment tjetër: “Gëzuar ditëlindjen Dua bukuroshe!”, të premten kur këngëtarja shqiptare festoi ditëlindjen

Image

Blogerja e ka zbuluar vetë se kush fshihet pas “shqipes së saj të rrjedhshme”… Është mikesha e saj shqiptare, e quajtur Linda, ajo që e ndihmoi të shkruante urimet.

Sot, nëpërmjet një Instastory, Chiara na ka prezantuar me Lindën, e cila ka përshëndetur në shqip me kërkesë të Ferragnit.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat