Njoftim për tatimpagues

Shpallje

Njoftim për tatimpagues

Më: 17 maj 2022 Në ora: 09:45

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa ju përket të dhënave, të cilat duhet të plotësohen në Librin e Blerjes dhe Librin të Shitjes, si dhe Udhëzuesit për plotësimin e tyre, referojuni mostrës së publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike - Libri i Blerjes dhe i Shitjes http://www.atk-ks.org/librat-e-blerjes-dhe-te-shitjes/

Administrata Tatimore e Kosovës

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat