Rama flet pasi u qëllua me vezë, opozita i bën surprizën e radhës

Shqipëria

Rama flet pasi u qëllua me vezë, opozita i bën surprizën e radhës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Edi Rama

Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

"Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve", shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë, Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur, duke kërkuar përjashtimin nga seanca plenare. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.

Por PD nuk specifikon se çfarë ofendimesh ka përdorur kryeministri.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendit të deputetit demokrat Endri Hasa, pasi jo vetëm qëlloi ndaj kryeministrit, por refuzoi shërbimet e kuvendit që ta nxjerrin jashtë sallës së Parlamentit, siç urdhëroi Ruçi. Në këto raste mblidhet Byroja e Kuvendit dhe vendos për kërkesën e kryeparlamentarit, përjashtimin me 10 ditë të deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat