Lirohet nga qelia banori protestues i Unazës së Re, pritet me brohorima

Shqipëria

Lirohet nga qelia banori protestues i Unazës së Re, pritet me brohorima

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Protestuesit tek Unaza e Re

Gjykata liron Dorian Protoduarin, të riun që është banor në Unazën e Re, aty ku protestohet kundër projektit të rrugës së Unazës së Madhe dhe shembjes së shtëpive të tyre pa dëmshpërblim të plotë.

I riu u arrestua pas protestës që banorët e zonës mbajtën para parlamentit. Arrestimi u bë nga policia në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej pas protestës e ëma e tij që pësoi lëndime.

Trupi gjykues vendosi të lehtësojë masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Në gjykatë kanë qenë edhe deputetët Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i dhanë lajmin e mirë bashkëshortes së Protoduarit.

Një pjesë e protestuesve të Astirit dhe familjarët e tij janë gjendur jashtë gjykatës së Apelit dhe e kanë pritur vendimin me brohorima. Ata u shprehën: Fitore, fitore, fitore! Në burg Afrim Qendro.”

Ata kanë kërkuar burgosjen e kreut të ARRSH, Afrim Qendro duke shtuar se vendi që qeli i takon atij.

Prindërit e Dorjanit janë shprehur para kamerave se do të vazhdojnë të protestojnë, teksa ndihen të lumtur që i biri gjendet jashtë hekurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat