Rama, debat tek Arkitektura. Premtim edhe për uljen e tarifave për masterin

Shqipëria

Rama, debat tek Arkitektura. Premtim edhe për uljen e tarifave për masterin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:10
Edi Rama

Dialogun për arsimin e lartë, Edi Rama e vazhdoi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku studentët e pyetën për tarifat, buxhetin e arsimit dhe financimin e universiteteve private.

“Ju thatë që do të përmirësohet Bachelor-i. Masteri ka tarifa 4 herë më të larta”, e pyeti një student.

“Edhe për masterin do t’u kërkojmë taksapaguesve shqiptarë të financojnë ekselencën dhe ata me ndihmë ekonomike. Jo të gjithë!”, tha Rama.

“I njëjti buxhet shkon edhe për arsimin publik, edhe atë privat, ndërkohë që privati është biznes. Si mundet të marrë privati të njëjtin buxhet në raport me GDP-në, si publiku?”, vijoi më tej studenti.

“Ligji i arsimit të lartë nuk financon arsimin privat. Nuk e financon, është gënjeshtër”, theksoi Rama me ngulm.

“Kërkesa për rritjen e buxhetit 5% nuk është se e presim në çast, kushdo ta ketë shkruar. Ishte premtim elektoral dhe përgjegjësia mbetet e atij që e ka bërë”, u shpreh gjithashtu studenti.

“Pesë përqindëshi ka qenë një angazhim i yni i vitit 2013. Nuk e kemi realizuar dot. Në vitin 2017 nuk e patëm më këtë si program afatshkurtër, sepse është i parealizueshëm”, tha Rama.

Kur biseda po vazhdonte prej rreth një ore, një grup studentësh preferuan të largohen.

“Nuk na blini dot siç ke blerë 100 a 1000 FRESSH-ista. Nuk keni çfarë bëni me ne zoti Rama. Nuk na hidhni dot poshtë duke thënë se do të na hiqni prindërit nga puna, duke kërcënuar me makina. Ky nuk është dialog, kush do të dalë, ta bëjë. Kush do të rrijë të dëgjojë monolog, të rrijë këtu”, tha një studente.

Gjithsesi, a mbi gjendjen e universiteteve kishin edhe pedagogët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat