Ngjela: Studentët artikulohen më mirë se kryeministri, ai fyen dhe tallet me të rinjtë

Shqipëria

Ngjela: Studentët artikulohen më mirë se kryeministri, ai fyen dhe tallet me të rinjtë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 22:10
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar artikulimin e kryeministrit përballë studentëve si tepër të dobët, fyes dhe të pasaktë.

I ftuar në emisionin Open në Tch, Ngjela u shpreh se asnjë nga kampet politike nuk e do protestën e studentëve, e sidomos karakterin e saj politike, pasi të rinjvë po vënë në rrezik pushtetin e kastës politike të korruptuar. Ngjela shtoi se në ligjërimin që Rama ka mbajtur para studentëve, ka parë sesi kryeministri ka folur me një gjuhë vulgare dhe të tallëse.

“Këta o janë idiotë, injorantë, o nuk marrin vesh nga politika ose nuk duan të zmadhohet protesta e studentëve. Pse do hynin këta te studentët. Nuk dua masivitetin e studentëve sepse ju bënë dëm studentëve që u treguan më të aftë. Rama këtë kishte motiv. Mos kujto se janë pa konjeksion gjërat. Rama thoshte janë të LSI-së dhe PD-së. Rama ka më shumë krizën e të brendshmit, sesa të jashtmit. Çfarë do thonë të brendshmit. Ata thonë janë PD dhe LSI. Asnjë nuk i do studentët dhe vura re se studentët kanë artukuluar më mirë se kryeministri. Ky ka artikuluar më keq se të gjithë. Ata artikuluan më saktë, më qartë se ai. Rama kërkon të tallë dhe të fyejë. Studentët nuk do tërhiqen. Dija e tyre është zero, por janë ngritur për dije dhe kanë varfëri”, u shpreh Ngjela

Në lidhje me bojkotin e opozitës, i cili u thye këtë të enjte me ardhjen në parlament, Ngjela u shpreh se forma e bojkotit tashmë është e tejkaluar dhe mbetet ne thelb një metodë komuniste e dështuar.

“Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët. Këtu është karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron nga Saliu. Janë parimet e tij, ato të bojkotit. Mirëpo çfarë ju ndodhi në Tiranë. Do bëjmë revolucion dhe grusht shteti, por s’ka pa kolonel. Frika është reforma në drejtësi dhe kanë dashur destabilizim. Ndërkombëtarët e provuan me çamët. Dhe këtë e kam fakt dhe jo opinion dhe unë e kam denoncuar. Nuk kishin çfarë të bënin më jashtë se nuk ju përgjigj më populli, nuk i përkrahu. Mirëpo jo vetëm që si ndaluan, por e panë që u formua dhe SPAK, KLGJ, KLP. Nuk ju solli vlerë bojkoti. Koicidenca ishte tek protesta e studentëve.”, u shpreh Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat