Qytetarët: Studentët kanë të drejtë, Rama duhet të largohet

Shqipëria

Qytetarët: Studentët kanë të drejtë, Rama duhet të largohet

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:20
Protesta e studentëve

Dhjetëra telefonues çdo ditë shprehin mbështetjen për studentët që protestojnë prej dy javësh për plotësimin e kërkesave të tyre. Ndonëse të ndarë në bindje politike, qytetarët bashkohen në një emërues se studentët duhet të vazhdojnë të këmbëngulin për kërkesat e tyre. Në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 shumë qytetarë e kanë pasur kryefjalë protestën e studentëve duke i mbështetur dhe duke u solidarizuar me ta.

Telefonues 1: Mendoj se Edi Rama është njeriu i duhur për vendin. Populli shqiptar e do se avash avash po vete 80 vetë. E do Amerika. Ata që e shajnë janë të paguar nga Mona dhe Luli.

Bashkimi: Pse ju që e lavdëroni jeni i paguar nga Edi Rama. Nuk kemi pse paragjykojmë, çdo njeri ka bindjen e vet.

Telefonues 2: Kam ditë që e kam ndjekur gjithë aktivitetin që po bëjnë studentët. Jam dakord me ta. Por më duket se janë të përgjysmuar, nuk janë të gjithë të një mendimi. Më duket se ka një shtytje.

Telefonues 3: Ai Edi Rama nuk mbush fare, është shumë i poshtër. Si tallet me popullin, me studentët.

Telefonues 4: Dje gjithë shqiptarët panë se si u bashkuan në Kuvend gjithë hajdutët e këtij kombi. Të drejtë kanë studentët.

Telefonues 5: Bashkohem dhe unë me studentët, me kauzën time. Ai deputeti që e qëlloi me vezë ia bëri shumë mirë.

Telefonues 6: Jam me studentët. Nuk kishte nevojë të rregullonte rrugën tek Astiri se një rrugë është atje dhe t’ua kalonte paratë studentëve. Nuk kishte nevojë t’i nxirrte njerëzit në rrugë. Kjo qeveri është fatkeqësi e madhe që nga koha e Enver Hoxhës. Të mos dorëzohen studentët.

Telefonues 7: Nga Korça flas. Mendoj se Edi Rama duhet të largohet urgjentisht nga qeveria. ka 14 ditë që tallet me studentët. E ka lënë rininë në rrugë, në të ftohtë. Ai duhet të largohet. Ai tallet me studentët, tallet me qytetarët. Në çdo universitet që shkon atë e nxjerrin jashtë, ai vazhdon me të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat