Sot dita e fundit e protestës studentore, rinisin sërish në Janar 2019

Shqipëria

Sot dita e fundit e protestës studentore, rinisin sërish në Janar 2019

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
Protesta e studentëve

Studentët kanë lajmëruar se sot do të jetë dita e fundi e protestës së tyre për këtë vit dhe ajo do të rinisë në Janar deri në plotësimin e të gjitha pikave në kërkesën e tyre adresuar qeverisë.

Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, ku do të zhvillohet edhe sot një seancë plenare.

Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.

Prej më shumë se 2 javësh studentët kanë bojkotuar auditoret e universiteteve duke zbarkuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera si: Shkodra, Gjirokastra, Elbasani Korça etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat