Veliaj: Shqiptarët në Japoni, burim krenarie

Shqipëria

Veliaj: Shqiptarët në Japoni, burim krenarie

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Japoni, pati edhe një takim të ngrohtë me shtetasit shqiptarë, që studiojnë dhe punojnë atje tregues ky i marrëdhënieve të mira mes vendeve dhe i intensifikimit të shkëmbimit jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor.

Veliaj tha se shqiptarët në Japoni janë burim krenarie, për mënyrën sesi janë integruar me meritë në Japoni. Ai ka falënderuar  edhe dy ambasadorët Gjergj Teneqexhiu dhe Leon Malazogu.

“Çfarë gëzimi më dha takimi me shqiptarët në Tokio!
Një burim krenarie pakufi, sesi janë integruar me meritë në Japoni!  Një SUPER BRAVO edhe dy ambasadorëve të shkëlqyer Gjergj Teneqexhiu dhe Leon Malazogu,  me ekipet e tyre të përkushtuara që na nderojnë aty”, -thotë Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat