Ironia e Berishës: Shërbimet e gardës të mbajnë deodorant kur Rama vjen në parlament!

Shqipëria

Ironia e Berishës: Shërbimet e gardës të mbajnë deodorant kur Rama vjen në parlament!

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:18
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shërbimeve të Gardës së Republikës që të mbajnë deodorant me vete kur kryeministri Edi Rama vjen në parlament për të folur.

Pak minuta para se maxhoranca të rrëzonte draftin për vettingun në politikë, Berisha u shpreh se është e turpshme që kryeministri i një vendi të vijë me xhaketë antiplumb në kuvend.

 ‘Të merresh me Taulant Ballën është humbje kohe, por ky që është mbas meje mos guxojë herë tjetër të vijë me antiplumb në parlament. E dyta shërbimet të mbajnë deordorant kur del këtu ai’, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat