Tensione në kuvend, Basha i përvishet Ballës: Do doja të fusja një grusht o copë m...

Shqipëria

Tensione në kuvend, Basha i përvishet Ballës: Do doja të fusja një grusht o copë m...

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:52
Pamje nga seanca

Ka patur një moment mjaft tensionues këtë të premte në sallën e kuvendit, atje ku numri dy i socialistëve Taulant Balla e lideri i opozitës Lulzim Basha janë përplasur me fjalë mjaft të ashpra.

Debatin e ka nisur Balla i cili e akuzoi kryedemokratin për lidhje familjare me një prej kompanive që ka fituar tenderin tek Unaza e Madhe. Balla tha se Basha shkon në protestat e banorëve të Astirit pikërisht me një makinë që është në pronësi të kompanisë fituese.

“Takojmë edhe ne qytetarë të Unazës së Re dhe njëri prej tyre erdhi dje dhe solli këtë dosje për ty. Do ta lë këtu ta lexosh. Më tha, ne ndihemi të fyer që Lulzimi na vjen në protestë me makinën e pronarit të kompanisë që ndërton. “AA 111 EN”, kjo është makina që ti shkon përditë në protestën te Astirit.

Thotë që makina është në pronësi të kompanisë “Victoria Invest” një prej kompanive që ka fituar tenderin. Makinë me vlerën 53 mijë Euro. Ti i shkon pasdite për pasdite banorëvë të Astirit gjoja për t’i mbrojtur këta nga kompania që qenka e Edi Ramës. Po mirë, bufa na di ne? Ngreje kokën o burrë! Bufa na di ne që nuk e dimë lidhjen tënde me kompaninë “Viktoria Invest”? Nuk e dimë ne që shumë mirë njëra nga vajzat e tua, shumë e mirë dhe e vogël, e ka emrin Viktoria?

Dhe sigurisht që janë disa arsye të kumbarllëkut. Kompania është kumbare e familjes tënde. Luli gëzuar festat, por bëhu burrë dhe hajde tani merre këtë të makinës se të duhet që të sqarosh edhe banorët e Astirit. Ndrysho makinën Lulzim, mos u shko më me makinën e firmës se banori më tha: “E di si na duket? Si menaxheri i firmës që ka ardhur të na mbushë mendjen”,-tha Balla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës, i cili ka përdorur fjalë të rënda në drejtim të Ballës. Madje ka thënë se do kishte dëshirë që ta godiste me grusht në fytyrë, por nuk do ta bëjë pasi e konsideron deputetin një copë mu**.

 “Instikti i parë është instikti i prindit. Dhe për atë që bëre këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’i përcillja qytetarëve tre pika. A kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë Vettingun”?-tha Basha.

Për më tepër shikoni videon ku Basha hedh akuza të rënda:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat