Pompeo telefonon Bushatin: Ju falenderojmë për luftën kundër terrorizmit

Shqipëria

Pompeo telefonon Bushatin: Ju falenderojmë për luftën kundër terrorizmit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka falënderuar qeverinë Shqiptare për gatishmërinë dhe lidershipin e treguar kundër praktikave të papranueshme diplomatike.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka vlerësuar autoritetet shqiptare për kontributin e tyre në mbrojtjen e sigurisë europiane.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili falënderoi qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në marrjen e masave kundër praktikave të papranueshme diplomatike. Theksova se Shqipëria po bashkon forcat me vendet e tjera europiane për mbrojtjen e sigurisë europiane ndaj aktiviteteve dashakeqe të fuqive të tjera”, shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat