Lajm i keq për shqiptarët, me festat e fundvitit rriten çmimet e frutave dhe perimeve

Shqipëria

Lajm i keq për shqiptarët, me festat e fundvitit rriten çmimet e frutave dhe perimeve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur.

Pavarësisht kontrolleve rutinë nga specialistët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, duket se nuk kanë munguar  abuzimet në  këto ditë festash. 

Në një vëzhgim të bërë nga Scan në disa prej tregjeve në kryeqytet  rezulton  se çmimet e frutave dhe perimeve gjatë dhjetorit janë rritur me 20 deri në 30 lekë.

Lidhur me këtë rritje të çmimeve qytetarët ndahen në mendime, për pensionistët janë të papërballueshme.

Por ka edhe nga ata qytetarë  të cilët mendojnë se çmimet nuk janë të larta.

Në vendin tonë kryesisht për festa, ndryshe nga vendet e tjera, është bërë traditë rritja e çmimeve në mënyrë abuzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat