Shqipëria gjobit edhe lypësit

Shqipëria

Shqipëria gjobit edhe lypësit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Çdo njeri në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike do të gjobitet nga 1-mijë deri 20 mijë lëkë të reja.

Këshilli Bashkiak i Tiranës,vetëm me votat e mazhorancës, ka marrë vendimin që të gjobisë personat që lypin në rrugët e kryeqytetit. 

Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”.

Ata persona që detyrohet të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar.

"Nuk jam lypës unë jam invalid pune që marr 16 mije leke ne muaj. Nuk i kam kerkuar njeriu leke" thote per mikrofonin e Ora News 

 Në total  janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje dhe për të cilat qytetarët do të gjobiten nga policia Bashkiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat