Basha: Bashkëpunëtorët e krimit ngritën kartonët kundër vettingut

Shqipëria

Basha: Bashkëpunëtorët e krimit ngritën kartonët kundër vettingut

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Lulzim Basha

Edhe sot kreu i PD, Lulzim Basha ishte pranë banorëve të Astirit të cilët vazhdojnë protestën kundër shembjeve të shtëpive.

Basha komentoi edhe rrëzimin e ligjit për vetingut të politikanëve.

Sipas Bashës ata që votuan kundër vetingut të politikanëve janë bashkëpunëtor të krimit.

“Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar një zgjedhje për këtë.

Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje.  Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes.

Sot në emër të opozitës ju bëj thirrje, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ndryshimin që kjo klikë e korruptuar, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qëndresës qytetare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat