Buxheti 2019 sipas institucioneve, kryeson Shëndetësia

Shqipëria

Buxheti 2019 sipas institucioneve, kryeson Shëndetësia

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Buxheti 2019 adreson mbështetjen më të madhe për Shëndetësinë, Financat, Infrastrukturën.

Sipas relacionit që e shoqëron buxhetin, shihet se Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesën më të madhe të fondeve prej rreth 60.9 miliardë lekë, me një rritje në krahasim me buxhetin e këtij viti prej 2.4 miliardë lekë.

Më pas vijon Ministria e Financave me një pjesë të konsiderueshme fondesh, dhe renditet menjëherë pas Shëndetësisë me 58.3 miliardë lekë, apo 2,3 miliardë më shumë se buxheti aktual.

Për Ministrinë e Infrastrukturës, adresohen rreth 46.9 miliardë lekë, për investime në vepra të ndryshme nga jugu në veri të vendit.

Rreth 38 miliardë lekë llogaritet buxheti për ministrinë e Arsimit, e më pas vjen Bujqësia me një buxhet total prej 10.8 miliardë lekë.

Por për sektorin e Bujqësisë, viti i ardhshëm është projektuar që të financohet më së shumti nga fondet e Bashkimit Europian, përmes projektit IPARD II. Ministria e e Mbrojtjes do të ketë një buxhet total prej 21 miliardë  lekësh, apo 1 miliardë më shumë, Ministria e Brendshme merr rreth 20 miliardë lekë,  ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë është akorduar një buxhet në rritje me 2 miliardë lekë, ku në total do të ketë 12.4 miliardë.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat