Denoncimi/ I forti i Rilindjes rreh dhe dhunon shoferin në mes të qytetit, policia nuk merr asnjë masë

Shqipëria

Denoncimi/ I forti i Rilindjes rreh dhe dhunon shoferin në mes të qytetit, policia nuk merr asnjë masë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:34
Sali Berisha

Qytetarët e Pogradecit kanë denoncuar sot sërish Erjon Llapushin, i cili ka zaptuar sheshin ku qëndrojnë autobusët e linjave.

Në denoncimin e tyre qytetarët theksojnë se Llapushi ka ushtruar dhunë ndaj një shoferi linje, por policia nuk e ka arrestuar atë, pasi ai njihet si një nga miqtë e zyrtarëve të lartë të Rilindjes.

Mesazhi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja ccfarë shkruan Berisha:

I forti i Pogradecit, thyen kocka dhe nofulla por ligji për të nuk ekziston, ai ka mik pushtetarët!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje sali berisha. kam nje shqetesim ne qytetin e pogradecit... erjon LLapushi para 3, 4 ditesh rrahu nje shofer furgoni per vdekje... sepse sic e di i gjithe qyteti ai ka zaptuar sheshin me force ku qendrojne autobuzat e linjave. hetuesia thote se erjon llapushi i ka krahet e nxehta, prandaj duhet te hiqni denoncimin, nga ana tjeter presion psikologjik mbi familjen e te lenduarit nga banda e tij. sepse perkrahet nga lart... nuk e dime kush eshte ky lart... di vetem nje gje... eshte rrahur per vdekje, me fraktura te renda, me qepje undesh dhe sysh, nje njeri qe per buken e gojes rrezikoj vdekjen nga ky njeri i dhunshem dhe barbar qe nuk dua ta citoj si teroris, pasi cdo rrahje qe ben e ben me thirrje allahu ekber... zoti na falte zoti sali berisha... por jeta ne qytetin e pogradecit eshte bere e pa perballueshme sepse qeveria i perkrah keta lloj njerzish per ti perdorur si makineri ne fushaten e ardhshme. emri i te lenduarit eshte kela, kela maxhari... gezon rrespekt nga i gjith qyteti. anonim te lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat