Panairi i artizanëve, traditë e fundvitit në Berat

Shqipëria

Panairi i artizanëve, traditë e fundvitit në Berat

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 12:51
Panairi i artizanëve, traditë e fundvitit në Berat

Festat e fundvitit në Berat kanë në kalendar edhe ditën e hapjes së Panairit të Artizanëve.

Këtë fundvit, në të morën pjesë edhe nxënës të shkollave, të cilët kanë shpalosur qëndisje e gdhëndje në dru, gur e të tjera.

Adelina Theollori, që drejtoi këtë panair, tregon se kjo traditë po përçohet edhe nga të rinjtë.

Ky panair u ndoq me vëmendje nga vizitorë të huaj dhe vendas, e u mbyll me gatimet e përgatitura nga nxënësit e shkollës profesionale “Kristo Isak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat