Lumenjtë të mbushur me mbetje plastike

Shqipëria

Lumenjtë të mbushur me mbetje plastike

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Sali Berisha: “Ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, përpjekjet tona janë të pamjaftueshme. Taksa për mjedisin dhe pastrimin, duhet të jetë taksa e parë që duhet të paguajnë qytetarët dhe rezulton që kjo taksë është fare e ulët”.

Edi Rama: “Duke e ndarë Shqipërinë me parcela përgjegjësie për çdo komisariat ne do bëjmë të njëjtën gjë për të gjitha këto spote të papërgjegjshmërisë. Ky është një turp kombëtar që ne duhet ta heqim nga fytyra e vendit tonë dhe kudo të bëhet plazh në Shqipëri, plehrat që kanë shoqëruar ndër vite, të jenë kujtim të së shkuarës dhe kurdo që do të evidentohen, masat do të jenë drastike”.

Afro 6 vite pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe vetëm një vit nga deklarata e kreut të qeverisë Edi Rama, sërish ndotja e lumenjve kryesisht nga mbetje plastike, vijon të mbetet shqetësim. Edhe pse janë ndërmarrë aksione të shumta pastrimi, madje duke përfshirë edhe ushtrinë, situata vijon njësoj.

Këto pamje i përkasin vitit 2012 në Ishëm, ndërsa këto të tjera një vit më parë në Seman dhe Ishëm. Por edhe sot këta lumenj mbeten të mbushur me mbetje plastike.

Edhe në Vlorë ndotja e lumenjve vijon të jetë problem. “Ndonëse është folur shpesh herë, madje nuk kanë munguar edhe aksionet për pastrimin e bregut të detit dhe shtratit të lumenjve nga mbetjet plastike, duket se situata mbetet ende problematike”.

Sipas specialistëve, shqetësimi më i madh janë mbetjet plastike.

“Kjo realisht është edhe ndotja më e madhe jo vetëm në Shqipëri, në Adriatik ku e kemi parë çfarë ndotje e tmerrshme është, por edhe në shkallë globale. Ndotja më e madhe është ndotja nga shishja plastike. Kjo lloj plastike do 450 vjet që të dekompozohen dhe natyra t’i asimilojë”, thotë specialisti i Mjedisit, Lavdosh Ferruni. Sipas specialistëve duhen marrë masa emergjente për reduktimin e shisheve plastike duke ndjekur praktikën e vendeve të Bashkimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat