Basha: Banorët e “Unazës së Re” ndaluan projektin më korruptiv në Europë

Shqipëria

Basha: Banorët e “Unazës së Re” ndaluan projektin më korruptiv në Europë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Lulzim Basha

Banorët e “Unazës së Re” ndaluan projektin më korruptiv në Europë, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbështetje të protestës së banorëve të “Astirit”.

Në fjalën e tij, Basha tha se “banorët e “Unazës së Re” ja kanë ndalë të ndalojnë një nga projektet më korruptive të Europës.

“Kompania fantazmë nuk kishte asnjë rol tjetër, vetëm të merrte parat e shqiptarëve dhe t’i çonte në Amerikë”, tha ai.

Më tej Basha tha se prokuroria ka heshtur për skandalin korruptiv të “Unazës së Re”.

“Një sërë agjencish shtetërore kanë shkelur ligjin, duke mbyllë sytë para një kompanie fantazmë dhe ende prokuroria hesht”, – tha ai.

Në vijim Basha shton se “dua tu bëjë një thirrje medieve ta mbajnë ekranin hapur gjatë gjithë protestave, sepse ndjeshmërinë e këtyre fëmijëve që presin festa duhet t’i shohin të gjithë. Afera që nisi si korruptive me lekët e shqiptarëve është bërë edhe me tragjike, sepse Veliaj vendosi të zhvendos shtratin e Lanës për të përfituar 60 milionë euro.

Po ashtu Basha tha se në Parlament u ngritën kartonët kundër vetingut në politikë, sepse kërkojnë të bëjnë afera korruptive si ky i “Unazës së Re”.

“Ndaj, fitorja e plotë e Unazës së re do të jetë edhe fillimi i një kapitulli të ri në historinë e pluralizmit, ku për herë të parë vendosin qytetarë”, – tha ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat