Banorët e Astirit kërkojnë burg për Gjiknurin, Basha: Shteti po u shërben oligarkëve

Shqipëria

Banorët e Astirit kërkojnë burg për Gjiknurin, Basha: Shteti po u shërben oligarkëve

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:44
Në protestë ka qenë dhe Lulzim Basha

Banorët e “Astirit” kanë dalë edhe këtë të dielë në rrugë duke shënuar thuajse dy muaj protestë kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Të gjithë banorët kanë thirrur njëzëri burg për Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, sipas tyre njeriu përgjegjës për falsifikimin e gjetur në njërën prej kompanive fituese të njërit prej lotëve të tenderit për Unazën e Madhe.

Në protestë ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës Veliaj. Kreu i PD-së është shprehur sërish se Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës vetëm për të vjedhur miliona euro e për t’i dhënë leje ndërtimi mikut të tyre “të dënuar për trafik droge”, biznesmenin Edmond Bego.

Basha: Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale.

Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. 

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat