Tragjedi në ishullin grek, foshnja shqiptare vetëm 9 muajshe mbytet për vdekje

Shqipëria

Tragjedi në ishullin grek, foshnja shqiptare vetëm 9 muajshe mbytet për vdekje

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:01
Policia greke

Një ngjarje me të vërtetë tragjike ka ndodhur kë ishullin grek të Kretës, atje ku një foshnje shqiptare vetëm 9 muajshe ka humbur jetën.

Media shkruan se foshnja ishte djali i një çifti shqiptarësh. Dy prindërit e kishin lënë fëmijën nën kujdesin e gjyshes dhe vetë ishin nisur në punë për të mbledhur ullinj. Foshnja sipas mjekëve ka vdekur për shkak të përtypjes së një sendi apo ushqimi të papërtypur.

Ushqimi apo sendi i ka mbetur në grykë fëmijët i cili është mbytur për vdekje. Trupi i foshnjës ka ardhur në spotal në gjëndje kome dhe mjekët nuk kanë patur shanse ta shpëtojnë vogëlushin. Tragjedia e bërë publike në media ka tronditur mbarë ishullin grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat