Rama mbledh Asamblenë për të “prerë koka” për Vitin e Ri, çfarë pritet të ndodhë nesër

Shqipëria

Rama mbledh Asamblenë për të “prerë koka” për Vitin e Ri, çfarë pritet të ndodhë nesër

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 22:39
Edi Rama

Jo të gjithë socialistët në qeveri do t'i kalojnë festat e fundvitit duke buzëqeshur apo të kënaqur nga një vit pune i lodhshëm.

Prej ditësh tashmë flitet për lëvizje të shumta dhe të forta në kompozicionin e qeverisë Rama, ndryshime të cilat do të mësohen brenda vitit pasi kryeministri ka vendosur të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 28 dhjetor.

Dita e nesërme do të jetë e rëndësishme po aq, pasi në mbledhjen e kryesisë së PS-së pritet të dalin një sërë mesazhesh nga kreu i qeverisë, i cili mesa duket kërkon të “presë” disa koka ministrash e drejtuesish për të “rifreskuar” qeverisjen e cila në shumë aspekte të saj, është po e njëjta me atë që erdhi në pushtet në vitin 2013.

Në korridoret e brendshme të PS-së flitet për një sërë largimesh, një lëvizje që Rama mund ta justifikojë me “shpëlarjen” e mëkateve të shumta që qeveria ka mbledhur në vetëm pak kohë që nga marrja e mandatit të dytë.

Mbledhja e nesërme do të tregojë shumëçka, kurse ajo e Asamblesë së PS-së, e cila thërritet pa rradhë, do të japë verdiktet për largimet e afrimet e reja.

Jo të pakta kanë qenë goditjet që ka marrë qeverisja gati 6 vjeçare e Ramës, por veçanërisht protesta e studentëve dhe megaskandali i kompanisë fantazëm që fiton miliona euro në projektin e Unazës së Madhe në kryeqytet, kanë qenë goditje mjaft të rënda për qeverinë e socialistëve. Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndërmend kryeministri në këto pak ditë pushime që i kanë mbetur, përpara se viti të përmbyllet e ai të përballet sërish me protestën e studentëve në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat