Gjici mohon se ka dhënë premio për t’u ndalur Partizani

Shqipëria

Gjici mohon se ka dhënë premio për t’u ndalur Partizani

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:28
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici,

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka mohuar që të ketë dhënë shpërblim për Luftëtarin që të ndalte Partizanin.

“Është absurde. Nuk kam dhënë shpërblim për Luftëtarin. Natyrisht, kjo nuk është e paligjshme, por nuk kam dhënë asnjë shpërblim. Kemi blerë Rrocën nga Luftëtari dhe vetëm kaq. Nuk ka asnjë gjë të keqe që të marr një lojtar nga Luftëtari sipas rregullave të futbollit. Këtë e bëjnë edhe klube të tjera.

Nëse Luftëtari i merr lekët e Rrocën dhe ua jep lojtarëve, punë për të, jo për mua. Rrocën e kemi blerë që para se Luftëtari të luante me Skënderbeun.

Kaq kjo është e gjitha. Thanë edhe që i kisha dhënë premio Kastriotit për të ndalur Flamurtarin, por ky ishte tjetër absurditet i madh. Unë nuk kam dhënë kurrë premio për të ndalur rivalët, por nuk do të më vinte aspak keq që dikush tjetër t’u japë premio rivalëve të mi. Thjesht do të ketë futboll më të bukur. Kaq, është e thjeshtë”, ka deklaruar Gjici në emisionin “Skaner” në “Ora News”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat