Rama flet për “prerjet e kokave” në qeveri

Shqipëria

Rama flet për “prerjet e kokave” në qeveri

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:31
Edi Rama

Pas 5 orësh mbledhje intensive në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atë për të cilën po flasin të gjithë, a do të kemi “prerje kokash” në kabinetin qeveritar.

Në dalje të mbledhjes, kryeministri është ndalur gjerësisht në protestën e studentëve dhe theksin e ka vënë ndjeshëm në faktin sesi qeveria e ka kuptuar gabimin përmes “shuplakës” që mori dhe se do të bëjë gjithçka duhet për të rikthyer veten në punë për studentët.

Kur është pyetur nëse do të ketë shkarkime apo dorëheqje nga kabineti qeveritar, kryeministri e ka lënë “lojën” të hapur, duke thënë se gjithçka do të bëhet hap pas hapi. Më datë 28 dhjetor pritet që PS të mbledhë Asamblenë Kombëtare dhe prej aty pritet të mësohet nëse kryeministri do të ketë vendosur të shkarkojë apo jo ministra apo zyrtarë të tjerë të lartë.

-Do të ketë shkarkime në qeveri?

Rama: Cdo gjë hap pas hapi, ju e dini që nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Unë di rrahdnë e lëvizjeve, pasi mendohem gjatë para se të bëj cdo lëvizje. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë. Njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona sic edhe të gjithë ata që përpiqen të ndërtojnë. E rëndësishme është që të mësojmë nga gabimet e të shkojmë përpara. E kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë vëmendje mesazhin e studentëve.

5 ore mbledhje, Rama flet per diskutimet e kryera ne kryesine e PS

Rama: Çdo ditë ka gjëra për t'u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim. 

Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë. Dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë të natyrshme e të dobishme në shoqëri. 

Kur them partia, kam parasysh të gjithë bazën tonë, të gjitha forumet, organizmat përfaqëues, parlamenti, qeveria, janë të lidhura me raportin e krijuar me njerëzit.

Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat