Lideri i opozitës greke “kërcënon” Shqipërinë

Shqipëria

Lideri i opozitës greke “kërcënon” Shqipërinë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Kyriakos Mitsotakis

Kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ka dërguar një mesazh në adresë të qeverisë shqiptare, duke thënë se Shqipëria hyn në BE duke respektuar grekët.

Kreu i partisë ‘Demokracia e Re’ u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur ngushtë me respektimin e minoritetit grek, një mesazh ky i cili nuk artikulohet për herë të parë nga opozita greke.

 "Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.

Deri më tani nuk ka një reagim nga pala shqiptare për mesazhin “kërcënues” të Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat