80% e policëve në Shqipëri kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Shqipëria

80% e policëve në Shqipëri kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:19
Sindikata në emër të mbi 2 mijë policëve, kërkojnë kushte më të mira

Sindikata e policisë i është drejtuar me një letër kryeministri Edi Rama, duke kërkuar prej tij plotësimin e 9 kërkesave.

Në letrën e siguruar nga “Ora News”, Sindikata në emër të mbi 2 mijë policëve, kërkojnë kushte më të mira. Teksa theksohet se ata punojnë në kushte mjaft të vështira, forcat e rendit kërkojnë pagën e 13-të si dhe pagesën e orëve shtesë.

Për të përforcuar pakënaqësinë e forcave të rendit, Sindikata përmend faktin se 80% e efektivëve të policisë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, duke shtuar se ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik.

Gjithashtu, sindikata e policisë kërkon nga qeveria sigurimin e jetës në rast aksidenti në punë si dhe uniforma falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat