12-vjeçarin e shtypin me makinë, tropojanët ngrihen në këmbë dhe marrin vendimin drastik!

Shqipëria

12-vjeçarin e shtypin me makinë, tropojanët ngrihen në këmbë dhe marrin vendimin drastik!

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Para nja jave në Tropojë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një 12-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë në dalje të qytetit Bajram Curri.

Identiteti i vogëlushit të ndjerë është Fabjan Prozllomi nga fshati Margegaj, i cili sapo kishte mbaruar mësimin në shkollën “Mushak Kadria” dhe po kthehej në shtëpi, por fatkeqësisht nuk u kthye gjallë.

Ky ishte një aksident tragjik që tronditi jo pak qytetarët e Tropojës e po ashtu të gjithë bashkëmoshatarët me të cilët Fabjani shoqërohej në shkollë.

Mirëpo banorët shprehen se në këtë rrugë nuk ka asnjë shenjë sinjalistike edhe pse kalojnë njerëz në të, nuk ka as shenja që ndalojnë shpejtësinë dhe as viza të bardha.

Për këtë arsye banorët e komunës Margegaj kanë bllokuar aksin Bajram Curri-Valbonë në shenjë protestë kundër pa përgjegjshmërisë së pushtetit për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Një qytetar ka shkruar JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Jemi në protestë pasi këtu vdiq një 12-vjeçar dhe kjo rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe është vdekjeprurëse! Rruga do të qëndrojë e bllokuar deri në plotësimin e kushtit tonë që është marrja e masave për kufizimin e shpejtësisë, vendosja e sinjalistikës këtu pranë shkollës Margegaj.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga pushteti lokal, mbërritën Forcat e Rendit dhe banorët filluan vetë të prishin asfaltin në shenjë revolte. Nëse këta nuk vendosin sinjalistikë ne prishim asfaltin dhe kështu nuk ecin më dot aq shpejt sa për të vrarë fëmijët!”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat