Ina Nuka, efektivja e cila mbeti e plagosur në dorë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re më 23 nëntor, është shpërblyer nga kryeministri.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që asaj t’i jepet një ndihmë financiare në masën e 12 pagave mujore.
Sipas vendimit të qeverisë, kjo është e barasvlefshme me shumën e 792 000 lekëve të rinj.