Kush ishte vajza 17 vjeçare që u vra sot në Tiranë?

Shqipëria

Kush ishte vajza 17 vjeçare që u vra sot në Tiranë?

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:10
Griselda Gjiknola

Vajza që shihni në këtë foto është Griselda Gjinkolaj, 17-vjeçarja që u vra pasditen e sotme në zonën e Laprakës.

Griselda Gjiknola, 17 vjeçe nga Mirdita, jetonte prej vitesh në Tiranë. Prej një jave mendohet se ishte e lidhur me Erion Bengën, 23 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë të konsumonin një kafe në zonën e Laprakës. Kur u çuan dhe hynë në makinë, një i ri nga Puka, u afrua i maskuar pranë makinës së Bengës, tip Benz dhe qëlloi disa herë.

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat