Fatos Lubonja rrëfen një histori me kryeministrin Rama

Shqipëria

Fatos Lubonja rrëfen një histori me kryeministrin Rama

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 00:08
Fatos Lubonja

Ndëshkimi i shpifsëve ka qënë një synim i kahershëm i kryeministrit Edi Rama. Më të ardhur në pushtet, Rama ndërmori një nismë ligjore për kriminalizimin e atyre që i quante shpifës profesionist.

Projektligji u dërgua në Parlament në nëntorin e vitin 2015. Ai ishte firmosur nga ish ministrja për Marrëdhënien e Parlamentit Ermonela Felaj, me nismë të kryeministrit Edi Rama.

Analisti Fatos Lubonja beson se shipfja nuk është problemi që pushteti ka krijuar me median. Lubonja nuk ngurron të tregojë edhe bisedat për lirinë e medias, që ai bënte me ish mikun e tij dje, dhe sot kryeministër Edi Rama.

“Është një përrallë që ia kam shkruar kryeministrit që kemi tani, atëherë ishte Kryetar Bashkie, se problemin që ka ky, nuk është me shpifjen, problemi është me të vërtetën, ky është problemi i tij dhe fabula e prrallës është prralla e një mbreti që kishte vesh shumë të gjatë dhe sa herë që merrte berberët, që i qethte, i pyeste, ore çfarë pe ti ndonjë gjë të veçantë, dhe ata i thoshin, veshë të gjatë madhëri dhe ky i vriste. Mbaronte berberi dhe ikte. Më në fund vajti njëri dhe e pyeti, çfarë pe ti? Asgjë, normal i tha. Si duket ky e ndjeu nuhatjen. Dhe mbreti e la gjallë këtë. Por ky nuk rrinte dot pa e thënë këtë të vërtetë, dhe vajti në një pyell aty, hapi një gropë dhe tha: Mbreti i ka veshët e gjata, Mbreti i ka veshët e gjata. Dhe kur e thirrën, ai tha nuk e kam thënë, i kam thënë vetëm tokës aty. Dhe mbreti që më në fund u bë i menqur, e kuptoj që nuk fshihej dot e vërteta”, argumentoj analisti Fatos Lubonja ne Top story.

Qeveria argumentoi nismën ligjore si nevojë për penalizimin kundrejt funksionarëve të lartë shtetërorë, kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht.

Sipas qeverisë, denoncime të tilla shpifëse shkaktonin pasoja në opinion, pasi ulnin besimit tek përfaqësuesit e lartë shtetëror. Për këtë arsye, kërkoi që të gjobiteshin me gjobë ose deri në tre vite burgim, ato që kryenin shpifje ndaj një funksionar i të lartë shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat