Parashikimi i motit, e enjte, 27 dhjetor 2018 - Bota Sot
Parashikimi i motit, e enjte, 27 dhjetor 2018

Shqipëria

Parashikimi i motit, e enjte, 27 dhjetor 2018

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:25
Ilustrim

Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjine verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët por i ftohtë.

Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...