Shqipëri, nga 1 janari hyn ne fuqi paga e re minimale

Shqipëria

Shqipëri, nga 1 janari hyn ne fuqi paga e re minimale

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:57
Ilustrim

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një vendim të rëndësishëm për rritjen e pagës minimale në rang vendi, ku nga 1 janari paga minimale nuk do të jetë më 24. 000 lekë që është aktualisht, por 26. 000 lekë.

Në vendim thuhet që paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë  njëzet e gjashtë mijë lekë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 149 njëqind e dyzet e nëntë lekë”, transmeton atsh.

Lidhur me shtesat me karakter të përhershëm, vendimi sqaron se këto jepen mbi pagën bazë. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat