Vrasja për një këngë në lokalin e tallavasë, jepet dënimi për autorin

Shqipëria

Vrasja për një këngë në lokalin e tallavasë, jepet dënimi për autorin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:38
Mariglen Përgjini

Mariglen Përgjini është dënuar me 18 vite burgim nga gjykata e Apelit në Shkodër, pasi trupi gjykues e gjeti fajtor për akuzën e vrasjes së, Martin Shjefnit, në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Së bashku me Përgjinin gjykata e Apelit Shkodër, ka dënuar dhe dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, Anton Toli dhe Martin Prenga, të cilët u dënuan me 9 muaj burg secili. Ndërsa i pafajshëm ka dalë Ergys Nika, i cili akuzohet për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Në 9 dhjetor 2018, prokurori i Apelit Shkodër Elvin Gogaj, lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Përgjini, duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim për dy akuza atë të “Vrasjes me dashje” e kryer në dëm të viktimës Maltin Shtjefni dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Në kërkesën e tij prokurori Gogaj, kërkoi që gjykata në dhënien e vendimit për këtë të pandehur të mos aplikojë konvertimin e dënimit me kusht. Ndërkohë masë dënimi prokuroria kërkoi dhe për të pandehurit Ergys Nika, Anton Toli dhe Martin Prenga, ndaj të cilëve kërkoi një dënim prej 2 vitesh burg secilin të akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Nga ana tjetër ditën e djeshme, e mërkurë, avokati i Përgjinit kërkoi pafajësi në gjykatën e Apelit Shkodër, duke pretenduar se trupi gjykues duhet të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, që nxori të pafajshën në shtator të 2017 Mariglen Përgjini. Por gjatë shqyrtimit gjyqësor kërkesa e avokatit Përgjini, është rrëzuar nga treshja e gjyqtarëve Astrit Kalaja, Marina Rraboshta dhe Vojsava Osmanaj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit.

Këta persona kanë qëndruar së bashku duke konsumuar alkool. Në këtë lokal kanë qenë dhe viktima Maltin Shtjefni, i cili ka qenë i shoqëruar me të pandehurin Sergjo Prenga. Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal midis Maltin Shtjefnit dhe Ëngjëll Nika, e Anton Tolit, për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin dhe me pije.

Tre këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qerasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa shtetasit Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, në një tavolinë dhe Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar. Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qënë prezent në tavolinë.

Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Por këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, i cili sipas Përgjinit ka pasur një armë zjatri pistoletë me vete dhe se pas ngjarjes ai ja ka hedhur përpara në tavolinë pistoletën që ka kryer vrasjen dhe i ka thënë “…çfarë bëre…?”. Ndërsa nga ana tjetër Ëngjëll Nika dhe gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklarojnë se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat