Vrasja në Laprakë, Berisha dënon ngjarjen, mungesë e plotë rendi dhe sigurie

Shqipëria

Vrasja në Laprakë, Berisha dënon ngjarjen, mungesë e plotë rendi dhe sigurie

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me force krimin e mbremshëm në Laprakë ku mbeti e vrarë 17 vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos shoku i saj.

Berisha shkruan në reagimin e tij, ka dënuar edhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Ja reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha  

Krimi godet ne Tirane, vritet nje vajze 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!

E mbremshmja ishte nje nate e zeze per 17 vjeçaren Briselda Gjikola qe u ekzekutua ne mes te rruges nga nje dore kriminale ne Tirane. Ne kete atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes dhe uruar sherim te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe mungesen e plote te rendit dhe sigurise ne Tirane dhe ne Shqiperi! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat