Fjalët përlotëse të vëllait të vogël për motrën që ju vra dje në Tiranë

Shqipëria

Fjalët përlotëse të vëllait të vogël për motrën që ju vra dje në Tiranë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:36
Briselda Gjikolaj

Mjaft prekëse janë fjalët e vëllait të 17-vjeçares që mbeti e vrarë dje në zonën e Laprakës. Vëllai më i vogël, ka shkruar në rrjetet sociale, ku mezi gjen fjalët për të shprehur dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj humbje.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht. R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Briselda Gjikolaj ndodhejk brenda makinës së Erion Bengës, 23 vjeç, me të cilin ishte në një lidhje dashurie prej pak javësh. Ai mbeti i plagosur nga plumbat e pistoletës ndërsa e reja ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Dyshohet sipas policisë se autor është një 19-vjeçar, i cili ka qenë pak para krimit në të njëjtin lokal me çiftin dhe aty ka pasur një konflikt mes tij dhe Bengës, pasi autori i ka ngacmuar të dashurën 23-vjeçarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat