Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së 17 vjeçares Griselda Gjikolaj

Shqipëria

Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së 17 vjeçares Griselda Gjikolaj

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:48
Griselda Gjikolaj

Një natë më parë, Tirana u trondit pas vrasjes së një vajze vetëm 17 vjeçe, nga breshëria e plumbave drejtuar makinës në të cilën ajo ndodhej bashkë me të dashurin e saj, 23-vjeçarin Erion Benga i cili mbeti i plagosur.

Maturantja Griselda Gjikolaj jetonte në një shtëpi me qira me vëllanë e saj më të vogël në Zonën e Laprakës, pranë Spitalit të Traumës, ndërsa prindërit pas ndarjes ishin larguar, nëna në Itali e babai në Mirditë.

Mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndodhej në makinë me Bengan, rreth orës 18:10, një person i ka qëlluar të dy me breshëri plumbash.

Autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim nga policia, dyshohet të jetë Robert P. 19 vjeç, nga Tropoja, ndërsa mësohet se ai ka gjuajtur në xhamin e pasëm të makinës, në drejtim të shoferit, i cili mendohet se ka qenë dhe objektivi i tij, por plumbat kanë prekur edhe të renë, raporton "Panorama".

Grisleda nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa i dashuri i saj, me të cilin thuhet se kishte vetëm pak kohë në lidhje, u plagos por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë Benga i cili edhe pse i plagosur ka drejtuar mjetin dhe ka shkuar bashkë me vajzën në Spitalin e Traumës.

Nga informacionet e mbledhura deri më tani, mësohet se dy të rinjtë ishin konfliktuar fizikisht edhe në dy raste të tjera, ndërsa dyshohet se shkak është bërë 17-vjeçarja, së cilës i kishte propozuar edhe autori i dyshuar.

Kush është Erion Benga

Erion Benga nuk është një emër i panjohur për policinë pasi 23-vjeçari është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg në 2016, pas shantazhit që i ka bërë një vajze 21 vjeçare dy vite më parë, teksa i kishte kërkuar t’i jepte 2 mijë euro, për të mos i publikuar fotot intime.

Erion Benga lëvizte me një makinë Mercedez Benz dhe jetonte në zonën e Laprakës në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat