Shmanget tragjedia në Korçë, makina shpërthen në flakë pranë një pike karburanti

Shqipëria

Shmanget tragjedia në Korçë, makina shpërthen në flakë pranë një pike karburanti

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:53
Shmanget tragjedia në Korçë, makina shpërthen në flakë pranë një pike karburanti

Mbrëmjen e sotme një automjet ka shpërthyer në flakë në qytetin e Korçës.

Sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.

Makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se makina është në pronësi të një gruaje, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat